Nuk do të ketë një marrëveshje ndërmjet Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës para takimit ndërmjet presidentit, Hashim Thaçi, e kandidatit për kryeministër të Vetëvendosjes, Albin Kurti.
Burime brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës bëjnë të ditur se nuk do të merren vesh me Kurtin para takimit të këtij të fundit me presidentin Thaçi, në orën 15:00.
“Nuk ka marrëveshje para takimit të me Presidentin”, bënë të ditur ky burim.
Pavarësisht kësaj, kjo parti do të mbledhë deputetët e saj në orën 13:00, dhe kryesinë në orën 14:30.
Këto mbledhje i paraprijnë intensifikimit të negociatave me Vetëvendosjen, të cilat stagnuan për shkak të pozitës së Presidentit.
Me marrjen e mandatit nga Presidenti, ky burim thotë se LDK-ja pret të negociojë marrëveshje pothuajse tërësisht të ridizajnuar me Vetëvendosjen.
“Pas takimit të strukturave tona, mund edhe të dalim me një ofertë para se Albini të shkojë te Presidenti. Por, në rast se nuk do të kemi një marrëveshje pra këtij takimi, do të kërkohet hise ma e madhe në qeveri, plus postin e Presidentit”, thotë ky burim për arbresh.info.
Edhe në Lëvizjen Vetëvendosje, i kanë thënë arbresh.info se Albin Kurti nuk ka paraparë ndonjë takim me liderin e LDK-së, Isa Mustafa.
“Nuk ka ndonjë takim të paralajmëruar gjatë ditës më Mustafën”, ka thënë zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka.
Në seancën konstituive të legjslaturës së shtatë, të 26 djetorit, LDK-ja votoi kandidatin e Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, për kryetar të Kuvendit, pa një marrëveshje paraprake politike./arbresh.info/
Alarm në Paris/ Pronari i restorantit mban peng punëtorët e ...
Shqipëria godet rrjetin e trafikimit që fshihte kokainën në ...
Ronaldo: Nuk po planifikoj të pensionohem, thjesht po e shij...
Murati akuzon opozitën për bllokim të uljes së çmimeve, i re...
IPK rekomandon suspendimin e një polici, u rrah me një qytet...
Digjet një veturë në rrugën Duhël-Prishtinë, nuk ka të lëndu...