Vazhdojnë kolonat, në Merdare pritje deri në 3 orë

11:19 | 6 Janar 2020
Arbresh.info

Edhe sot po vazhdojnë pritjet në vendkalimet kufitare për të dalë nga Kosova.

Në Merdare pritjet në dalje po vazhdojnë deri në 3 orë, shkruan arbresh.info. Ndërsa në hyrje 5-10 minuta.

Kështu bëhet e ditur nga Qendra Kombëtare për menaxhimin kufitar në kandër të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Ty thuhet gjithashtu se në pikën kufitare të Dheu i Bardhë pritjet për dalje po zgjasin deri 80-90 ndërsa kolona ka arritur në 500-600 metra. E hyrjet në këtë pikë zgjasin 5-10 minuta.

Në Jarinje pritjet janë mbi një orë ose 60-70 minuta ndërsa në pikat tjera dalja nga Kosova zgjatë prej 5 deri 20 minuta./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme