Google ADS

Vetëaksident në Prizren, humb jetën pasagjeri

09:45 | 6 Janar 2020
Arbresh.info

Një person ka humbur jetën në një aksident trafiku mbrëmjen e së dielës në Prizren.

Policia e Kosovës ka njoftuar se viktima i cili ka qenë pasagjer ka vdekur pasi vetura ishte përplasur në një mur, shkruan arbresh.info.

Ndërsa vozitësi ka marrë lëndime trupore e është dërguar në mbajtje, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Prizren 05.01.2020-20:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull për shkak se derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën me targa vendore ishte  përplasë në një mur. Si pasoj e aksidentit pasagjeri (viktima) mashkull K/Shqiptar  që kishte qenë në veturë kishte vdekur në vendin e ngjarjes, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku, ndërsa i dyshuari (ngasësi) kishte marr lëndime trupore ku dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, kurse trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme