Google ADS

Zubin Potok, vetëvritet një serb

09:28 | 6 Janar 2020
Arbresh.info

Një person është gjetur pa shenja jetë mëngjesin e së dielës në shtëpinë e tij në Zubin Potok.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orës ka bërë njoftuar se dyshohet se viktima, mashkull i komunitetit serbë ka kryer vetëvrasje me armë zjarri, shkruan arbresh.info.

Gjithashtu thuhet se viktima ka vuajtur nga një sëmundje e rëndë.

“Zubin Potok 05.01.2020-08:20. Viktima mashkull K/Serb dyshohet se në shtëpinë e tij kishte bërë vetëvrasje me armë zjarri . Sipas informatave, viktima ka vuajtur nga një sëmundje e rëndë”, thuhet në raport.

PK ka njoftuar se trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Në vendin e ngjarjes kanë dal të gjitha njësitë relevante të policisë, ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion”, thuhet më tej në njoftim./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme