Vajza e adoptuar e Gascoigne tërheq vëmendjen e faqeve rozë pas ndarjes nga i dashuri

23:17 | 5 Janar 2020
Arbresh Info

Bianca Gascoigne është vetëm pas ndarjes nga Steven Martorana në muajin dhjetor dhe tashmë ia ka bërë me dije ish-të dashurit se çfarë ka humbur.

33-vjeçarja është kujdesur që gjithë sytë të jenë tek ajo gjatë pushimeve që po i kalon në Portugali.

Modelja dukej mbresëlënëse duke treguar figurën trupore me bikini derisa po argëtohej dhe relaksohej pranë pishinës.

E veshur me bikini të zeza, bukuroshja ka mahnitur me linjat e saj, ndërsa nuk ka hezituar të vë në plan të parë pjesën e pasme të fizikut të saj.

Ylli televiziv është vajza e prezantueses dhe shkrimtares, Sheryl Gascoigne dhe vajza e adoptuar e ish-futbollistit anglez, Paul Gascoigne. /Telegrafi/

Të ngjashme