Google ADS

“Prej erës në Tiranë janë lënduar 3 persona, kanë ndodhur 100 aksidente”

21:56 | 5 Janar 2020
Arbresh Info

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj shprehet se për shkak të stuhisë së erës këtë të dielë, janë lënduar 3 persona.

Në një intervistë për Tch, Veliaj është shprehur se lëndimet nuk kanë qenë serioze. Më tutje kryebashkiaku ka deklaruar se si pasojë e erës kanë ndodhur në Tiranë rreth 100 incidente.

“Kemi pasur rreth 100 incidente të regjistruara në Tiranë. Pema e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, është ndoshta ajo më e padëmshmja, sepse është artificiale dhe plastike. Ndërkohë që pemët shekullore, ato përgjatë Bulevardit, si te kryeministria, pema e fundit që sapo ra te Presidenca, apo pemët përgjatë bulevardit rreth lumit Lana, kanë qenë ato më problematiket. Kemi pasur rreth 100 incidente të tilla, fatmirësisht pa të lënduar rëndë. Kemi vetëm 3 raste të lënduarish momentalisht në spitalin e Traumës. Kryesisht nga tjegulla, apo parapeta të rëna nga pallatet. Ndaj edhe këshilla për gjithë qytetarët është rrini brenda, sot është një ditë pushimi. Nuk ka asnjë arsye madhore për të qenë jashtë, në momentin që sipas sinoptikanëve vazhdojnë erërat e forta. Është një erë jashtëzakonisht e lartë. Parashikohet që deri në orën 6-7 të mëngjesit këto erëra të jenë kthyer në normalitet”, deklaroi Veliaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme