Sipas një studimi të fundit, dieta specifike e quajtur ‘mind’, zvogëlon rrezikun e sëmundjeve mentale.
Për një mendje të shëndetshme, shkencëtarët kanë theksuar se në ditë duhet të përfshihen ushqimet e paraqitura më poshtë, transmeton portal arbresh.info
Luleshtrydhet janë frutat numër 1 që duhet konsumuar. Këto manaferrat e shëndetshëm janë të pasura me flavonoide që janë shumë të dobishme për trurin tonë.
Perimet me gjethe jeshile janë gjithashtu shumë të mira për trurin tonë. Sidomos spinaq, kale, marule që zvogëlojnë plakjen e trurit.
Arrat të papërpunuara ose të pjekura, të cilat janë të pasura me Vitaminë E, ndihmojnë në funksionimin e trurit. Për më tepër, për shkak të yndyrnave, fibrave dhe antioksidantëve të shëndetshëm, ato ndihmojnë shëndetin tonë të përgjithshëm.
Vaji i ullirit është gjithashtu ushqimi që nuk duhet të mungojë në këtë dietë. Mjekët këshillojnë që të përdorni vajin e ullirit në dietën tuaj, veçanërisht vajin e ullirit ekstra të virgjër, i cili vepron si mbrojtës i trurit tonë kundër demencës.
Peshku duhet konsumuar të paktën një herë në javë. Studimet kanë treguar që njerëzit mbi moshën 65 vjeç që hanin peshk vazhdimisht ishin shumë të mirë në raport me kujtesën. Peshku përfshin yndyrna të shëndetshme, B-6 dhe B-12, të cilat janë të dobishme për trurin tuaj. Sipas dietës MIND, mjafton të përfshini peshk në menu një herë në javë./arbresh.info/
Rezultatet e para përfundimtare nga Regjistrimi i Popullsisë...
Kastrati prezanton të dhënat finale të regjistrimit të popul...
Signo kërkon falje publike ndaj Donnarummas, thotë se nuk is...
Aksident trafiku mes dy kamionëve në autostradën Veternik-Br...
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...