Këngëtarja Adele këto ditë është bërë kryetemë e faqeve rozë për shkak të humbjes së madhe në peshë.
31-vjeçarja ka qëndruar për pushime në Karaibe, së bashku me Harry Styles, James Corden dhe familjen e tij, ku e kanë festuar Vitin e Ri.
Treshja e famshme që janë argëtuar në Anguilla dhe Virgin Islands i kanë lënë një bakshish bujar një restoranti peshqish në ishull. Ata është dashur të paguanin 472.5 dollarë (423.4 euro), ndërsa kanë paguar plot 2492.5 dollarë (2,233.5 euro), pra 2,020 dollarë (1,810 euro)më shumë.
Një banakier lokal, i quajtur Yahya, e ka publikuar në Instagram faturën së bashku me bakshishin që ia kanë dhënë yjet e njohura. Bakshishi ka qenë 400 për qind më i madh se çmimi origjinal në faturë. /Telegrafi/
“Krejt si unë po më duket”, Anisa shpreh pëlqim për Drilonin
Një tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të ...
Shtetet në zhvillim thonë se 300 miliardë dollarët e ndarë p...
Si nisi karriera e Rovenës?
Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi ës...
Pse Sara i kërkoi falje Drilonit?