Kanë përfunduar nëntë ndeshje në kuadër të Kupës më të madhe në Angli, FA Cup.
Chelsea ka mposhtur Nottingham me rezultat 2 – 0, transmeton portali arbresh.info.
Shifrat i zhbllokoi Hudson-Odoi në minutën e gjashtë ndërsa Barkely shënoi golin e fitores në minutën e 33-të.
Nga ana tjetër, Tottenham nuk ka arritur të kualifikohet pasi përballja me Middlesbrough ka përfunduar me rezultat 1 – 1.
Fletcher kaloi vendasit në epërsi në minutën e 50-të, ndërsa Lucas Moura barazoi rezultatin në minutën e 61-të, rezultat me të cilin përfundoi ndeshja.
Të gjitha ndeshjet që kanë përfunduar me rezultat të barabartë do zhvillojnë ndeshjen e kthimit.
Të gjitha rezultatet:
Bristol Rovers 2 – 2 Coventry
Burton 2 – 4 Northampton
Charlton 0 – 1 West Brom
Chelsea 2 – 0 Nottingham
Crewe 1 – 3 Barnsley
Crystal Palace 0 – 1 Derby
Middelsbrough 1 – 1 Tottenham
QPR 5 – 1 Swansea
Sheffield Utd 2 – 1 AFC Fylde
Dy ndeshjet tjera që do zhvillohet sot (e diele) janë: Liverpool – Everton dhe Gilingham – West Ham./arbresh.info.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...