Portieri i Liverpool, Adrian ka thënë se trajneri Jurgen Klopp, për momentin është trajneri më i mirë në botë.
Që nga koha kur mori drejtimin e Liverpool në tetor të vitit 2015, Klopp i ka transferuar “Reds” në klubin më të frikshëm në Evropë.
Ndërsa, spanjolli ka thënë se tekniku gjerman është më i miri në botë, transmeton portali arbresh.info.
“Është kapiteni i anijes. Lojtarët janë duke punuar dhe luftuar se bashku dhe ai po mundohet të gjejë zgjedhje që në të ndihemi të rëndësishëm individualisht. Nuk ka rëndësi kush luan, të gjithë duam të fitojmë”
“Mund të them se është më i miri në botë. Të gjithë janë pas tij, jemi si gurë dhe është vështirë për të thyer gurin. Fansat, lojtarët, të gjithë jemi si familje”
“Sigurisht, Guardiola ka pasur kohë të mirë te Barcelona, fitoi gjithçka, por mendoj që Liverpool është në moment të mirë. Duhet të vazhdojmë dhe jemi në moment të shkëlqyer”
Liverpool gjatë këtij viti ka fituar titujë të shumtë si Superkupa e UEFAS, Ligën e Kampionëve, Kupën e Botës për klube, ndërsa janë favoriti kryesor për të fituar Ligën e Kampionëve./arbresh.info.
ASK: Shtrenjtohen qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Barcelona mund të mos bëjë asnjë nënshkrim të madh në vitin ...
Vithkuqi fshati me 24 kisha dhe manastire
Trepça nesër luan sfidën e radhës në Fiba Europe Cup
“Pse nuk kallxojshe që je tu heq për famë”, Drenusha e ashpë...
Zgjedhjet në SHBA, Hovenier ndan mesazh nga Prishtina për vo...