Gjilani ka transferuar në klub sulmuesin Sebino Plaku, nga rivali LLapi.
Plaku, karrierën si futbollist e nisi te Partizani i Shqipërisë ndërsa këtë sezon iu bashkua Llapit, transmeton portali arbresh.info.
Ndërsa pos këtyre dy skuadrave ka luajtur edhe në Evropë, me saktësisht në Poloni te Slask Wroclaw dhe në Norvegji te FC Hamkam.
Transferimin e tij te Gjilani e ka bërë zyrtare klubi përmes një njoftimi në Facebook.
“ZYRTARE: Sebino Plaku futbollist i Gjilanit
Gjilani dhe futbollisti nga Shqipëria, Sebino Plaku, kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi, nga ku do ta mbajë futbollistin e lartëcekur si pjesë e skuadrës së Gjilanit deri në fund të këtij edicioni garues.
I lindur në Tiranë, Plaku, karrierën e tijë futbollistike e nisi me Partizanin e Tiranës.Sulmuesi më i ri i Gjilanit, pas vetes ka karrierë të gjatë futbollistike, ndërsa në këtë edicion ai luajti për skuadrën e Llapit nga Podujeva.
Sebino Plaku, gjithashtu kishte luajtur edhe në skuadra të ndryshme në Shqipëri, ku karrierë kishte bërë edhe në kampionatet Europiane, më saktësisht në Poloni me skuadrën e Slask Wroclaw dhe në Norvegji me skuadrën e FC Hamkam”, njoftoi klubi.
Llapi momentalisht renditët në pozitën e shtatë me 24 pikë./arbresh.info.
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre