Lëvizja Vetëvendosje është partia që më së paku do t’i konvenonte që vendi të shkojë në zgjedhje në këtë moment.
Ndonëse kjo parti mendon se zgjedhjet në raste të dështimit të koalicionit më Lidhjen Demokratike të Kosovës janë në favor të tyre, e kanë gabim.
Kështu thotë njohësi i çështjeve politike në vend, Blerim Burjani në një përgjigje dhënë arbresh.info.
Sipas Burjanit është Vetëvendosja ajo që humbi rrugën dhe po e vështirëson formimin e një koalicioni më LDK-në.
“VV–së nuk i konvenon fare, edhe pse ata mendojnë që zgjedhje janë në favor të tyre. VV e humbi rrugën dhe u nis kah dështimi i këtij koalicioni, LDK këtë e ka arrit me kuptua. VV është e paaftë profesionalisht dhe të pa eksperiencë totale, ia kanë edhe frikën për shkak se fjalori i tyre politik është aventurist. LDK ka shumë arsye për të iu shmang nga ky koalicion që e vlerëson negativisht në shumë aspekte”.
E në rast se arritja e marrëveshjes mes VV-së e LDK-së, do të dështojë atëherë nuk përjashtohet mundësia që në rast se vendi shkon në zgjedhje në pushtet të vijë një PAN i dytë, thotë Burjani.
“Nëse garojnë së bashku si PAN është shumë e mundshme që e vazhdojnë kapjen e shtetit në pakufij nga PAN, edhe ashtu PAN cilësohet si opstrukcion politik e demokratik, pa marrë parasysh çfarë thonë vepra e tyre politike qe nga viti 2007 është problemi më i madh i shtetit”.
Për dallim nga Burjani, një mendim tjetër e ka analisti Fatmir Sheholli.
Sipas tij, shkuarja në zgjedhje nuk do i konvenonte asnjë partie.
Madje ai ka dhe një planë B se si do të duhet të reagohet në rast se s’ka një marrëveshje mes VV-së e LDK-së.
“Konsideroj që Kosovës i nevojitet qeveri ku do të përfshiheshin të gjitha partitë shqiptare, pasi që kemi nevojë të ballafaqohemi në fazën finale të dialogut me Serbinë. Nëse kjo formulë nuk është e mundshme atëherë besoj që LDK si parti shtetformuese dhe institucionaliste nëse nuk arrin marrëveshje me VV duhet të marrë timonin e formimit të qeverisë. Zgjedhjet nuk janë zgjidhje andaj na nevojitet qeveri kredibile”.
Kujtojmë se VV e LDK, tash e disa muaj janë në përpjekje për të arritur një marrëveshje për bashkëqeverisje.
Ndonëse në fillim bisedimet për harmonizim të programit dukeshin se po rrjedhnin normalisht, bllokada e bisedimeve u bë në momentin kur LDK vendosi në tavolinë edhe postin e Presidentit.
E pa një marrëveshje paraprake VV-ë, si parti fituese zgjodhi në krye të Parlamentit në seancën konstituive, Glauk Konjufcën,
Tash kur kanë tre muaj nga përfundimi i zgjedhjeve ashtu siç e do rendi, Albin Kurti si përfaqësues i partisë fituese duhet të takohet me Presidentin Hashim Thaçi në mënyrë që të marrë mandatin për formimin e Qeverisë.
Pa apo me marrëveshje ky takim do të zhvillohet të hënën e 6 janarit në ora 15:00.
E kur kanë mbetur vetëm edhe një ditë deri në atë takim, skeptike ka mbetur se cila nga dy partitë do të lëshojnë pe për të arritur një marrëveshje për koalicion.
Në të kundërtën gjasat për të shkuar në zgjedhje janë të mëdha./V.Selimi/arbresh.info/
Izraeli thotë se një rabin është vrarë në Emiratet e Bashkua...
Edi dhe Xheneta diskutojnë në lavanderi, ndërsa Gjesti i për...
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Bisedime...
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty