Parisi i kërkoi sot Iranit të mos e shkelë marrëveshjen e Vjenës për programin bërthamor, pas vrasjes në Irak të gjeneralit iranian, Soleimani, në një sulm ajror amerikan.
Ministri francez i Punëve të Jashtme, Jean-Yves Le Drian, theksoi në një komunikatë se kishte filluar bisedimet diplomatike, këtë herë me homologët gjermanë dhe kinezë.
“Franca ndan plotësisht me Gjermaninë objektivin qendror të qetësisë dhe të ruajtjes së marrëveshjes së Vjenës”, theksoi kreu i diplomacisë franceze në një komunikatë.
Me Kinën ne kemi konstatuar veçanërisht marrëveshjen tonë, për t’i kërkuar Iranit të shmangë çdo masë të re për të shkelur marrëveshjen e Vjenës.
Që prej muajit maj, Teherani ka kryer një sërë shkeljesh të marrëveshjes së vitit 2015 që parashikon të garantojë natyrën paqësore të programit të tij bërthamor, në përgjigje të tërheqjes nga teksti të SHBA-së në vitin 2018 dhe rivendosjes së sanksioneve amerikane.
“Pak para Krishtlindjeve, diplomatët francez, gjerman dhe britanik shkuan në Moskë dhe në Pekin për të diskutuar këtë çështje me palët e tjera të marrëveshjes së Vjenës”, sipas një burimi diplomatik europian, përcjell albinfo.ch.
Ushtarët e KFOR-it ndezin buldozerët, pastrojnë një kanal në...
Fitorja e Trump/ Von der Leyen bisedë telefonike me presiden...
Nis “tubimi i ndryshimit” i LDK-së
Diçka po “zihet” mes Bay T dhe Feros
E pamposhtur deri tani, Lazio synon të triumfojë edhe kundër...
Rama: Jam optimist për të ardhmen, Shqipëria gati të anëtarë...