Google ADS

Dieta pesë ditore me mollë që bën mrekulli për humbjen e peshës

21:36 | 4 Janar 2020
Trina Galanxhi

Një mundësi mjaft praktike dhe ekonomike për të hequr kilet e tepërta, është se dieta e mollës është shumë strikte dhe nuk këshillohet të zgjatet shumë. Është menduar të zgjasë pesë ditë dhe ditën e parë mund të ndjeni mungesë energjie. Por ka përfitime nëse e ndiqni në mënyrë dhe kohën e rregullt.

Dita e parë e dietës konsiston në konsumin vetëm të mollës. Është dita ku do të keni pak uri, por dhe ku do të humbni më shumë peshë, rreth 1.5 kg. Por mos u shqetësoni për ushqyesit, pasi mollët janë të pasura me vitamina, minerale dhe fibra. Në mëngjes dy mollë ,në drekë një mollë dhe në darke 3 mollë.

Në ditën e dytë shtohen perimet për të mos pasur uri. Vaji i ullirit furnizon me yndyra që hidratojnë dhe përmirësojnë cilësinë e qelizave. Për shije shtoni kripë deti. Në mëngjesin e ditës së dytë konsumoni një mollë dhe një gotë qumësht soje. Për drekë një mollë dhe sallatë të përbërë nga dy karota, një selino e vogël, gjethe mente, kripë dhe piper. Ndërsa në darkë vetëm dy mollë.

Në ditën e tretë të dietës trupi do të nisë të marrë proteina të cilësisë së mirë. Në mëngjes një mollë, dy vezë të rrahura dhe një fetë bukë integrale. Në drekë një mollë dhe sallatë të përbërë nga një kastravec, një domate, gjysmë avokado, gjysmë tasi brokoli të ziera dhe kripë e piper. Në mbrëmje një mollë dhe një sallatë të përbërë nga fileto gjeldeti, dy karota, gjysmë tasi brokoli të ziera dhe kripe e piper.

Dita e katërt parashikon konsumimin e karbohidrateve komplekse. Në mëngjes një smoothie molle, dy rrënjë selino, gjysmë panxhari të kuq të vogël, gjysmë gote qumësht soje. Në drekë një mollë dhe supë thjerrishtash dhe një filxhan çaj të zi. Në mbrëmje një mollë dhe supë perimesh, gjysmë patate të zier dhe një filxhan çaj jeshil.

Dhe dita e pestë dhe e fundit parashikon lloje të ndryshme ushqimesh. Në mëngjes një mollë, dy vezë të ziera dhe perime të pjekura. Në drekë një mollë, peshk në furrë, gjysmë patate të zier dhe perime në avull, shkruan noa. Në mbrëmje një mollë, pesë thelpinj arra dhe gjysmë gote qumësht bajamesh. Ajo që rekomandohet gjatë kësaj diete është të pini shumë ujë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme