Fetah Rudi: Pa zbulimin e vrasjeve politike nuk është liria e plotë

15:46 | 4 Janar 2020
Arbresh.info

Deputeti i LDK-së, Fetah Rudi ka bërë homazhe në Strellc, me rastin e përvjetorit të 17-të të vrasjes së komandantit, kolonel Tahir Zemaj, me djalin Enisin, si dhe kushëririn, Hasan Zemaj, ish kryetar i Forumit Rinor te LDK-se ne Deçan, të vrarë me 4 janar 2003.

Sipas Rudit, vrasja e tyre është bërë nga dora e kriminelëve qe ende janë të lirë.

“Sot, ashtu është siç kishte dëshirë Koloneli, te bashkuar kujtuam veprën heroike te Tahir Zemajt. Edhe një here kërkojmë nga institucionet e shtetit, qe sa ma shpejt te zbulohen te gjitha vrasjet qe kane ndodhur gjate dhe pas luftës. Vrasjet politike janë plaga me e madhe për Kosovën. Pa zbulimin e tyre, liria e Kosovës nuk është e plotë. Lavdi hero i Kosovës, lavdi jetës dhe veprës së kolonel, Tahir Zemajt. Lavdi Enis e Hasan Zemaj”, ka shkruar Rudi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme