Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e parë në përbërjen e re, me propozim të kryeministrit teknik, Oliver Spasovski, i cili kryesonte mbledhjen, caktoi zëvendëskryeministrat e qeverisë.
Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska është caktuar për zëvendëskryeministre e Qeverisë. Për zëvendëskryeministër për Çështje Ekonomike është caktuar Mila Carovska. Bujar Osmani është caktuar për zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane dhe ministri Sadulla Duraku është zgjedhur për zëvendëskryeministër, njofton Telegrafi Maqedoni.
Në mbledhjen e sotme u caktuan edhe ministrat pa resor në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut. Ministri Robert Popovski është caktuar për komunikime, llogaridhënie dhe transparencë, Edmond Ademi është ministër i Diasporës, Muzafer Bajram ministër i zbatimit të Strategjisë për përmirësimin e gjendjes së romëve, Zorica Apsotollska dhe Bardhyl Dauti janë ministra pas resor për investime të huaja, Evlin Hasan poashtu ministër për investime të huaja dhe Hisen Xhemaili ministër për përmirësimin e klimës investues të ndërmarrjeve vendore.
Për sekretar të Përgjithshëm është emëruar Dragi Raskovski, ndërsa zëvendësi i tij është Taki Hani. Me propozim të kryeministrit teknik, Oliver Spasovskit, në mbledhjen e sotme u emëruan edhe kryetarët dhe anëtarët e komisioneve qeveritare.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...