Një shtëpi është kapluar nga zjarri në Lipjan të shtunën rreth orës 01:45.
Lajmin e ka konfirmuar për arbresh.info, zëdhënësi i policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
Ai ka thënë se policia dhe zjarrfikësit kanë dal në vendngjarje ndërsa rasti është duke u trajtuar nga policia.
“Më 04.01.2020, rreth orës 01:45, policia është njoftuar për një zjarr në rrugën ‘Lidhja e Prizrenit’ në Lipjan, në vend ngjarje ka dalë policia dhe zjarrfikësit. Bëhet fjalë për zjarr në një shtëpi. Rasti është duke u trajtuar nga policia”.
Ndryshe, shtëpia në fjalë është e personit që muaj më parë dyshohet se vrau dajën e tij për shkak të një mosmarrëveshje pronësore.
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...