Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, në fillim të mandatit të tij kishte përmendur objektivat e përmirësimit të disiplinës së brendshme, në rritjen e integritetit të policëve të Kosovës, në luftimin e krimit të organizuar dhe të korrupsioni, trafikimit, e veprave të ndryshme tjera penale.
Në një intervistë për arbresh.info, ai ka folur për arritjet në të gjitha këto synime.
“Sa i përket aktiviteteve policore, në këtë vit kemi pasur – 9.04 për qind, raste të raportuar në Policinë e Kosovës, pastaj kemi pasur -16.1 për qind vepra penale, pra nga periudha 1 janar deri më 23 dhjetor të vitit 2019. Kemi pasur rënie të vrasjeve -36.3 për qind, kemi pasur – 13 për qind lëndime të rënda trupore, kemi pasur -10.3 lëndime të lehta trupore, dhe po ashtu kemi arritur një sukses aq të madh në veprat penale kundër pasurisë, e për qytetarët është me rëndësi të dinë se këtë vit, kemi pasur raste të vjedhjeve në rënie në përgjithësi -23.2 për qind, pastaj kemi pasur raste të vjedhjeve të rënda -21.2 për qind, kemi pasur një rënie mjaftë të madhe në rastet për grabitje -41.7 për qind, po ashtu kemi pasur edhe ulje sa i përket rasteve e dëmtimeve, sulmeve, vjedhjeve e të objekteve trashëgimisë kulturore e fetare dikun -13.25 për qind. Kemi pasur shumë më pak raste të krimeve ndëretnike, ku në cilësinë e të dyshuarit apo viktimës kanë qenë pjesëtarët e komuniteteve të ndryshme. Por, rastet që definohen me nenin përkatës të Kodit Penal ndëretnike, kemi pasur -40 për qind. Po ashtu, edhe në fushën e trafikut kemi pasur -10.08 për qind, persona më pak të vdekur në komunikacionin rrugor,” ka thënë nënkoloneli, Rashit Qalaj.
Statistikat e luftës ndaj krimit ekonomik dhe korrupsionit
Sipas tij sa i përket krimit ekonomik dhe korrupsionit, Policia e Kosovës ka pasur një angazhim të madh.
“Kemi pasur një angazhim të madh sa i përket krimit ekonomik dhe korrupsionit. Në fushën e korrupsionit janë hetuar -198 raste, ku prej tyre 145 raste të reja. Në fushën e krimeve ekonomike janë njoftuar 136 raste, ku prej tyre 125 raste të reja. Në fushën kundër pasurisë janë hetuar 163 raste, prej tyre 133 raste të reja. Janë organizuar 14 operacione, janë organizuar 21 plane operative, janë arrestuar 80 persona të dyshuar, janë ngritur 342 kallëzime penale ndaj 654 personave si të dyshuar, si dhe janë shkatërruar 7 grupe të organizuara kriminale”, është shprehur Qalaj.
Statistikat e luftimit të trafikimit me narkotik dhe qenie njerëzore
Po ashtu, Policia e Kosovës vitin që po e lëmë pas e kanë parë të suksesshëm edhe në luftimin e trafikimit me narkotik.
“Kemi pasur rezultate mjaftë të mira edhe në luftimin e trafikimit me narkotik, ku gjithsej kemi pasur 1336 raste, janë ngritur 1173 kallëzime penale, me 1489 persona, e gjithsej persona të dyshuar kanë qenë 1622 persona, janë arrestuar 1495 persona, janë realizuar 929 operacione, janë kryer 1085 bastisje dhe janë goditur 15 grupe kriminale”, ka thënë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.
Sipas tij, tek fusha e trafikimit me qenie njerëzore janë trajtuar 139 raste, prej tyre 121 raste janë të reja, janë organizuar 50 plane operative dhe 66 operacione të ndryshme, janë arrestuar 191 persona të dyshuar, janë ngritur 65 kallëzime penale, janë shkatërruar 3 grupe kriminale, janë identifikuar zyrtarisht 22 viktima të trafikimit, prej tyre 21 janë asistuar duke u strehuar në strehimoret përkatëse.
Statistikat në fushën e terrorizmit
“Në fushën e terrorizmit është punuar mjaftë, janë inicuar tri raste të reja dhe janë bartur nga vitet paraprake 76 raste, janë arrestuat 7 persona, janë ngritur 7 kallëzime penale kundër 10 personave dhe janë ndërmarr 4 operacione”, ka thënë Qalaj.
Ai ka pranuar se ekzistojnë raste kur zyrtarët policorë kryejnë veprime që janë në kundërshtim që janë kryesisht, pra në dokument sekondar që e kemi, pastaj kryen veprime që i kemi e që nuk janë në pajtim me etikën policore, e po ashtu kryejnë veprime të kundërligjshme.
“E me të gjitha këto veprime qoftë ne, apo qoftë me ankesa të qytetarit, apo me hetuesit e inspektoratit, i hetojnë, e është obligimi jonë që këto t’i adresojmë në Inspektoratin Policorë të Kosovës dhe t’i paraqesin rastet e zyrtarëve policor për çdo shkelje që kanë mundur t’a bëjnë”, ka thënë Qalaj./E.Ballazhi/arbresh.info/
Diddy akuzohet se ka tentuar të pengojë hetimin dhe ka ndiku...
Vetaksident në Duhël, kamioneta përfundon jashtë rrugës
Inter synon goditjen e madhe – transferimin e yllit të Liver...
Rovena-Edit: Të është zbuluar loja
NYT: Biden lejon Ukrainën të godasë Rusinë me raketa amerika...
Lushaku i reagon Kurtit: Po mundohet të shfajësohet për përm...