Google ADS

Trump: Sulmi i mbrëmshëm nuk ishte për të nxitur luftën, por për ta parandaluar

21:22 | 3 Janar 2020
Arbresh.info

Presidenti amerikan Donald Trump ka mbajtur konferencë për media pas vrasjes së gjeneralit të Gardës Revolucionare të Iranit, Qassem Soleimani.

Ai ka thënë se sulmi i mbrëmshëm ku përfundoi i vrarë gjenerali ishte një parandalim i luftës dhe jo nxitje e saj, transmeton portali arbresh.info.

“Kam respekt të madh për popullin iranian, është i mahnitshëm, nuk kërkojmë të ndryshojmë të regjimin e Iranit, por sulmi i mbrëmshëm kishte për qëllim ndalimin e luftës dhe jo nisjes së luftës”, deklaroi Trump.

LEXO EDHE: Mijëra ushtarë amerikanë nisen drejt Lindjes së Mesme

Soleimani, kreu i forcës elitare Quds të Iranit u vra nga forcat amerikane në një sulm ajror në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit herët të premten. Abu Mahdi al-Muhandis, zv / komandanti i milicive të mbështetur nga Irani i njohur si Forcat e Mobilizimit Popullor (PMF) gjithashtu u vra. Irani ka kërcënuar hakmarrje të rëndë.

Prijësi fetar i Iranit Ayatollah Ali Khamnei paralajmëroi hakmarrje të ashpër për përgjegjësit e vrasjes së Soleimanit.

Zyrtarët amerikanë kanë mbrojtur këtë veprim, duke thënë se Irani po planifikonte veprime të menjëhershme që kërcënuan qytetarët amerikanë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme