Spanjë, grupi shqiptaro-kolumbian kapet me 2800 bimë kanabis

19:38 | 3 Janar 2020
Arbresh.info

Autoritetet spanjolle kanë shkatërruar një grup kriminal shqiptar të trafikut të drogës, duke sekuestruar 2800 bimë narkotike marijuanë.

Në pranga janë vënë 6 persona, 3 burra shqiptarë dhe 3 gra me kombësi shqiptare dhe kolumbiane.

Siç raportojnë mediat vendase, operacioni është zhvilluar në Valencia, ndërsa droga ishte mbjellë në zona të ndryshme.

Të arrestuarit janë të moshës 28 deri në 45 vjeç dhe akuzohen për pjesëmarrje në organizatë kriminale, kultivim, përpunim dhe trafik droge, mashtrim dhe falsifikim dokumentesh.

Grupi kriminal kishte më shumë se 7 muaj që vëzhgohej nga policia./oranews

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme