Si pritet të jetë moti në Kosovë të shtunën?

19:06 | 3 Janar 2020
Arbresh.info

Të shtunën në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me intervale me diell, bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Sipas IHMK’së, “temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë Celsius”.

Instituti njofton se “do të fryjë erë nga drejtimi i veriut me shpejtësi 1-6m/s”.

Kushtet biometeorologjike të motit do të jenë relativisht të mira, thekson IHMK’ja, pasi që cilësia e ajrit do të jetë relativisht e mirë, por do të ketë periudha, kur cilësia e ajrit do të shënojë vlera të pashëndetshme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme