Në 100 vjetorin e lindjes së njeriut të paqes, Anton Çetta, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka kujtuar atë duke thënë se Anton Çetta punoi pareshtur për pajtimin e gjaqeve mes shqiptarëve.
“Në 100 vjetorin e lindjes, kujtojmë sot shkrimtarin, folkloristin dhe patriotin shqiptar i cili mision jetësor e kishte paqen. Anton Çetta punoi pareshtur për pajtimin e gjaqeve mes shqiptarëve si kryetar i Këshillit Qendror të Lëvizjes Kombëtare për Pajtimin e Gjaqeve. Plaku i urtë, në kohët më të vështira kishte fituar besimin e popullit të përfaqësonte LDK-në në Kuvendin e Republikës së Kosovës pas zgjedhjeve të para demokratike në 1992. Anton Çetta dhe shumë veprimtarë të tjerë janë udhërrëfyes për gjithë historinë tonë, se si punohet për atdheun”, thuhet në komunikatën dërguar mediave./arbresh.info
Sulmuesi kuqezi Jasir Asani shënon sërish me fanellën e Guan...
I riu u vetëplagos me armë/ Policia e Kukësit zbardh ngjarje...
Ndoqën instruksionet e navigacionit, tre burra nga India udh...
Mbrëmë 40 gola në Champions, veç njëherë më parë në histori ...
A e mërziti Driloni, Sarën? – shihet duke qarë
Dhuratat për fund vit, presidenca shpall tenderin për furniz...