15:56 | 3 Janar 2020
Arbresh.info
Shqiptarja e famshme, Bebe Rexha, është kritikuar në disa raste nga kreatorët e modës për peshën e saj, mirëpo ajo asnjëherë nuk ka hezituar ta vë në plan të parë figurën e saj.
Këngëtarja e popullarizuar ka arritur që t’i heqë disa kilogramë dhe është duke ndërtuar linja të admirueshme trupore.
Dhe këtë e shfaqë përmes imazheve që i ndan me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.
Fotografi që tregojnë linjat e saj, ajo i ka publikuar gjatë këtyre ditëve, ndërsa në njërën prej tyre është shfaqur me pantallona, ndërsa e ka të hapur pjesën e dekoltesë.
Në një tjetër pozë, Bebe ka mahnitur teksa ka pozuar me fustan të kuq dhe duket e mrekullueshme. /Telegrafi/