Drejtësia Sot (Platformë e Grupit për Studime Juridike dhe Politike), përmes një reagimi ka shprehur shqetësimin e thellë për mënyrën e trajtimit të njërit nga skandalet më të mëdha në Kosovën e pasluftës, të njohur si rasi “Pronto”.
Ky rast, sipas tyre ka shkaktuar shqetësime dhe interesim të madh publik për shkak se, për herë të parë në Republikën e Kosovës, përmes medias janë zbuluar dhe publikuar veprimet dhe metodat e punësimit të disa individëve brenda grupeve të ngushta të interesit.
“Për probleme të tilla, për një kohë të gjatë kanë alarmuar qytetarët e Republikës së Kosovës, agjencitë për zbatimin e ligjit, mediat dhe shoqëria civile.
“Ndërsa sot, Gjykata Themelore e Prishtinës shpalli të pafajshëm të gjithë të akuzuarit nga ana e Prokurorisë në këtë rast duke mos ndëshkuar një praktikë të tillë të dëmshme për çdo proces shtetndërtimi dhe integrimi”, thuhet në reagim.
Aktorët e kësaj afere, sipas “Drejtësia Sot” në kohën që pretendohet se është kryer vepra penale kanë qenë persona me funksione të rëndësishme zyrtare si: deputet, ministër, zv.ministër, drejtor bordi, kryesues i kuvendit komunal, etj.
“Pra persona me vullnet faktik dhe politik, me mundësi ndikimi mbi punësimet e personave të caktuar në pozita të larta shoqërore. Për më tepër, përkatësia e tyre politike dhe raporti personal mes të pandehurve dhe kandidatëve përgjatë përzgjedhjes së drejtorëve në ndërmarrjet publike dhe në pozitat e tjera; është në kundërshtim me ligjin i cili përcakton barazinë e kandidatëve sipas konkursit publik dhe trajtimin e barabartë të të gjithë kandidatëve. Prandaj, protagonistët e këtij rasti kanë monhuar dhe kufizuar liritë dhe të drejtat e kandidatevë të tjerë që garantohen me ligj, e të cilët nuk u ndëshkuan sot nga sistemi i drejtësisë.”
Në reagim thuhet se një praktikë e tillë krijon një situat ku aparati i shtetit kontrollohet nga një grup i ngushtë i njerëzve të lidhur drejtëpërdrejtë me politikën dhe interesat partiake e individuale të një grupi të caktuar njerzish.
Drejtësia Sot vlerëson se mënyra se si është trajtuar ky rast nga ana e sistemit prokurorial dhe gjyqësor ka qenë i mbizotëruar me shkelje të mëdha procedurale dhe gjyqësore.
“Mos-profesionalizmi i treguar në trajtimin dhe ngritjen e aktakuzës dhe i përcjellur pastaj përgjatë shqyrtimit gjyqësor tregon mungesën e interesit në luftimin e krimin e korrupsionit në Kosovë nga institucionet e drejtësisë. Njëkohësisht, mungesa e guximit për ndjekjen e figurave të larta shtetërore e politike ndikon negativisht në ndërtimin e shtetit të së drejtës dhe një shteti ligjor i cili mbron të drejtat themelore të qytetarëve të saj; kritere këto esenciale per nje shtet evropian. Rrjedhimisht, barra e mos përmbushjes së obligimeve të dala nga proceset integruese të Kosovës bie edhe njëherë mbi institucionet e sistemit te drejtësisë. Janë pikërisht këto raste në të cilat Komisioni Evropian e mbështet konstatimin e tij që Kosova është shtet i kapur.”
Kjo iniciativë i bënë thirrje edhe njëherë institucioneve të sistemit të drejtësisë që të veprojnë në kuadër të kompetencave kushtetuese dhe ligjore të tyre, përkatësisht, Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial që të marrin masat e caktuara ligjore ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të cilët dështojnë të luftojnë krimin dhe korrupcionin si detyrë bazë e tyre.
“Njëkohësisht, një situatë e tillë ri-afrimon kërkesën e GLPS-së për një reformë fundamentale e thelbësore në sistemin e drejtësisë e cila do të arrihej vetëm përmes një procesi të vetingut.”
Drejtësia Sot është një iniciativë e Grupit për Studime Juridike dhe Politike, dhe përkrahet financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar përmes Ambasadës së saj në Prishtinë. Kjo komunikatë është përgjegjësi ekskluzive e Grupi për Studime Juridike dhe Politike dhe ajo nuk pasqyron pikëpamjet e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar përmes Ambasadës së saj në Prishtinë./arbresh.info/
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...