11 të akuzuarit për rastin e njohur “Pronto” janë shpallur sot të pafajshëm.
Kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Shashivar Hoti, tha se nuk është provuar se të akuzuarit kanë kryer veprën penale me të cilën janë ngarkuar.
E drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, për arbresh.info e ka komentuar këtë vendim.
Miftaraj, ka thënë se nga IKD ka kritikuar në aspektin profesional përmbajtjen e aktakuzës.
“IKD ka monitoruar sistematikisht çdo veprim të trajtimit të rastit të aktakuzës së njohur si ‘Pronto’ dhe qysh në fillim IKD ka kritikuar në aspektin profesional përmbajtjen e aktakuzës, duke e vlerësuar si selektive dhe pa ofruar prova dhe dëshmi konkrete, të cilat kërkohen në shqyrtim kryesor nga gjykata.”
Ai ka shtuar se nga fillimi ka qenë qëllimi që të ndërtohet një aktakuzë koti për t’i treguar publikut se diçka është vepruar.
“Thjeshtë, ngritja e aktakuzës ka qenë pjesë e një skenari të regjisë së Pronto Prokurorit të Shtetit. Të gjithë e kujtojnë spektaklin me këtë rast, kur ishin shfaqur në publik përgjimet e ‘Prontos’, të cilat ishte munduar Kryeprokurori i Prontos, Aleksandër Lumezi që t’i shfajësonte, ndërsa pas presionit publik, u detyrua të krijojë ekip prej tre prokurorëve, për ta hetuar këtë rast. Por, qëllimi ka qenë gjithmonë që të ndërtohet një aktakuzë kot, sa për t’i përmbushur pritjet e publikut, se diçka është vepruar, Kjo dëshmohet nga ndërhyrjet që në këtë rast, kanë ardhur direkt prej Aleksandër Lumezit, për të cilat ka folur publikisht sinjalizuesi prokurori special Elez Blakaj.”
Miftaraj teksa ka kritikuar edhe prokuroren speciale, Drita Hajdari ka thënë se edhe i pari i vendit, Hashim Thaçi do të duhej të i printe listës së të akuzuarve.
“Ndërsa, udhëheqja e këtij rasti është bërë nga prokurorja speciale e skandaleve Drita Hajdari, e cila në karrierën e saj, pjesën dërrmuese të aktakuzave i ka te dështuara në gjykatë dhe veprimet e saj janë përshkuar vazhdimisht me skandale të natyrave të ndryshme. Po të kishte hetim dhe ndjekje serioze në këtë rast, së pari Hashim Thaçi do duhej të ishte i pari që i prin listës se te akuzuarve, sepse ai ka pasur përgjegjësinë për të gjitha akuzat e ngritura, ndërsa prokurorja ne mungesë të guximit për tu marr me Thaçin, ka akuzuar postierët si psh Adem Grabovcin. Pra, dështim total në hetim dhe ndjekje,” ka shtuar ai.
Sipas tij rezultati i sotëm ka qenë i pritshëm.
“Duke i parasysh të gjitha këto, dhe faktin se si është zhvilluar procedura gjyqësore në rastin Pronto, i cili paraqet skandal të Prokurorisë, e cila ngritë aktakuzë dhe nuk propozon fillimisht asnjë dëshmitarë, dëshmon se krejt kjo punë është bërë sa për të luajtur me publikun. Dhe rezultati i sotëm, i shpalljes së aktgjykimit lirues, ka qenë i pritshëm për të gjithë, prandaj vlerësoj se seriali Pronto me regji të Pronto Prokurorit të Shtetit me në fund përfundoj dhe të gjitha palët janë ndarë të “kënaqura” me këtë shpëlarje që e ka kapitalizuar sistemi i drejtësisë”, ka shtuar ai.
Ai ka shtuar se edhe me kthim në rigjykim do të vazhdohet ai që Miftaraj e ka quajtur cirk.
“Prokuroria edhe mund të paraqes ankesë në këtë rast, dhe të vazhdoj cirkun, gjithsesi dëmet që i janë bërë këtij rasti nga vet Prokuroria vështirë se mund të riparohen!”, ka përfunduar ai.
Kujtojmë që sot 11 të akuzuarit për rastin e njohur si ‘Pronto’ janë shpallur të pafajshëm.
Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci, ish-ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ish-deputeti i PDK-së, Zenun Pajaziti dhe tetë të akuzuarit tjerë po akuzoheshin për veprën penale “shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës në bashkëkryerje”.
Ndërsa kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Shashivar Hoti, tha se nuk është provuar se të akuzuarit kanë kryer veprën penale më të cilën ngarkohen./arbresh.info/
“U vërtetua se në Kosovë punësohesh vetëm me librezë partiake”
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë a...
OpenAI lanson falas aplikacionin ChatGPT në Windows
Tahiri: Arbërien e “Pambukut dhe Kullashkut” vështirë se mun...