Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, thotë se cikli i dhunës, provokimeve dhe hakmarrjeve të cilat janë parë në Irak gjatë disa javëve të fundit duhet të ndalet.
Michel, thotë se shkallëzimi i mëtejshëm duhet të shmanget me çdo kusht, shkruan arbresh.info.
Më poshtë deklarata e plotë:
Deklarata e Charles Michel, President i Këshillit Evropian, për situatën në Irak
Cikli i dhunës, provokimeve dhe hakmarrjeve për të cilat kemi parë në Irak gjatë disa javëve të fundit duhet të ndalet. Shkallëzimi i mëtejshëm duhet të shmanget me çdo kusht.
Iraku mbetet një vend shumë i brishtë.
Shumë armë dhe shumë milici po ngadalësojnë procesin drejt kthimit në jetën normale të përditshme për qytetarët e Irakut.
Rreziku është një shpërthim i përgjithësuar i dhunës në të gjithë rajonin dhe ngritja e forcave të paqarta të terrorizmit që lulëzojnë në kohë tensionesh fetare dhe nacionaliste./arbresh.info/
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë
Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dy...