Vigan Qorrolli, profesor i së Drejtës Ndërkombëtare ka komentuar vendimin e sotëm të Gjykatës për shpallje për rastin ‘Pronto’.
Qorrolli përmes një postimi në facebook ka shkruar se sot Gjykata ka vendosur përmes legjitimimit të nepotizmit dhe kapjes së shtetit, shkruan arbresh.info.
Sipas tij, është vërtetuar aktgjykimi i një argumenti kolosal se qytetari mund të hynë në punë shteti vetëm me librezë partiake.
“Në jurisprudencë ekziston parimi i famshëm i prezumimit të pafajësisë që daton prej shekullit të 6’të, e cili thotë veç tjerash që “dëshmia qëndron mbi atë që pohon, jo mbi atë që mohon.” Tek laikët njihet argumenti se askush nuk mund të njihet fajtor, derisa nuk provohet e kundërta.
Sot, Gjykata Themelore e Prishtinës, do të vendoset në analet e jurisprudencës botërore, jo përmes zbatimit të këtij parimi universal të drejtësisë por, përmes legjitimimit të nepotizmit, kapjes së shtetit dhe vërtetimit me aktgjykim të një argumenti kolosal: në Kosovë qytetari i saj mund të hy në punë shteti vetëm me librezë partiake.
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit
Sërish protestohet në Novi Sad
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë a...