Google ADS

Konjufca nuk do të tërhiqet nga kreu i Kuvendit, LDK-ja e gatshme të lëshojë pe

10:26 | 3 Janar 2020
arbresh.info

Glauk Konjufca në asnjë rrethanë nuk do të tërhiqet nga pozita e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, gjatë kësaj legjislature.

Burime brenda Vetëvendosjes bëjnë te qartë qëndrimin se Konjufca nuk është propozuar për t’u tërhequr.

“Nominimi i tij nuk ka qenë kalimtarë. Ai do të mbetet kryetar në legjislaturën e shtatë”, bënë të ditur ky burim.

Votimi i Konjufcës sipas analistëve ka prishur kalkulimet në marrëveshjen e negociuar deri më tani ndërmjet Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Sipas analistit, Shkodran Ramadani, në mënyrë që koalicioni të arrihet, këtyre dy subjekteve do ju duhet që të rishikojnë dizajnimin e marrëveshjes.

“Ose duhet ta rishikojnë një mundësi për shkarkim të Glauk Konjufcës dhe votimin e një kryetari të ri të Parlamentit ose duhet t’i ndajnë ndryshe ulëset e Parlamentit duke përfshirë edhe Presidentin,” vlerëson Ramadani.

Por, arbresh.info, nga burime brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës mëson se kjo parti do të lëshojë pe tash pas krijimit të rrethanave të reja, si rezultat i shmangies së zgjedhjeve të reja.

“Zgjedhjet do ta favorizonin më së shumti një PAN të ri, me president Ramush Haradinaj, kryeparlamentar Fatmir Limaj, dhe kryeministër Kadri Veselin. Dhe, do të ishin në disanavtazhin më të madh te LDK-së. Pastaj nuk dihet se kush do të nominohej për kryeministër pas Vjosa Osmanit”, thotë ky burim.

Takimi i presidentit, Hashim Thaçi, dhe kandidatit për kryeministër të partisë fituese, Albin Kurtit, do të ndodhë të hënën, në orën 15:00.

LDK-ja që ende nuk ka shprehur gatishmërinë e përmbylljes së marrëveshjes me Vetëvendosjen do të mbledhë të njejtën ditë kryesinë dhe deputetët e kësaj partie disa orë para takimit Thaçi-Kurti./arbresh.info/

Të ngjashme