Google ADS

Shpallen të pafajshëm të akuzuarit për rastin “Pronto”

09:38 | 3 Janar 2020
V. S.

Të akuzuarit për rastin ‘Pronto’ janë shpallur të pafajshëm.

Kështu u bë e ditur sot në vendimin e bërë publik, shkruan arbresh.info.

“Të akuzuarit për rastin ‘Pronto’ lirohen nga të gjitha akuzat për veprat penale për të cilat janë akuzuar sepse nuk është provuar se të akuzuar kanë kryer veprën penale për të cilën akuzohet”, ka thënë kryetari i trupit gjykues Shasivar Hoti.

Ndryshe n ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci, ish-ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ish-deputeti i PDK-së, Zenun Pajaziti, dhe tetë të akuzuar të tjerë po  akuzohen se gjatë muajit tetor, nëntor e dhjetor të vitit 2011 kishin emëruar në mënyrë të kundërligjshme në pozita udhëheqëse njerëz të afërt të tyre ose me partinë e tyre në ndërmarrjet publike “Trainkos”, “Infrakos”, “Hidro-Drini”, “Radoniqi-Dukagjini”, etj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme