Google ADS

LSDM pranon kandidatin e VMRO-DPMNE-së për ministër të Brendshëm

08:48 | 3 Janar 2020
arbresh.info

Kandidati i VMRO-DPMNE-së për ministër teknik të Punëve të Brendshme, Naqe Çulev është pranuar nga LSDM-ja.

Lajmin e bëjnë me dije mediat në Maqedoninë e Veriut, të cilat citojnë burime nga LSDM-ja.

“Me këtë propozim të VMRO DPMNE-së nuk shkelet kushtetuta, nuk bëhet fjalë për person ushtarak dhe të uniformuar dhe nuk është nën hetim. Me këtë plotësohen kushtet që propozimi të shkojë në votim në Kuvend, bashkë me Qeverinë teknike e cila duhet ti realizojë zgjedhjet e 12 prillit”, thonë nga LSDM-ja, raporton abcnews.

Qeveria teknike, me Oliver Spasovskin në krye duhet të votohet deri nesër para mesnatës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme