Një grua rreth 40 vjeç është aksidentuar për vdekje. Ngjarja ka ndodhur dje, rreth orës 22:10, në bulevardin “Blu” në Kamëz.
Por edhe pse po bëhen 24 orë nga ngjarja, policia nuk ka arritur ende që të identifikojë viktimën.
Ajo është përplasur teksa lëvizte me biçikletë nga një automjet tip “Fiat”, ndërkohë që policia ka arrestuar shoferin me iniciale Z. B.,32 vjeç, banues në Kamëz.
Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” .
Ndërkohë, ditën e sotme dy kalimtarë humbën jetën në rrugën “Xhanfize Keko” në kryeqytet, pasi u goditën nga dy automjete që u përplasën fillimisht me njëra-tjetrën.
Njoftimi i policisë
Nga specialistët e qarkullimit rrugor në Komisariatin e Policisë Rrugore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Z. B. (M).,32 vjeç, banues në Kamëz.
Arrestimi i tij u bë pasi më datën 01.01.2020, rreth orës 22:10, në Bulevardin Blu në Kamëz, duke drejtuar automjetin tip “Fiat” ka aksidentuar një çikliste rreth 40 vjeçe, ende e paidentifikuar, e cila prej dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.
Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” ./tch
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...