Një video që ndodhet në arkivat e agjencisë ndërkombëtare të lajmeve, Associated Press, shfaq presidentin aktual të Kosovës, Hashim Thaçin, brenda oborrit të shtëpisë së tij në Burojë të Skenderajt.
Incizimi rreth dy-minutësh i AP-së shfaq presidentin në dhjetorin e vitit 2007, pas fitores në zgjedhjet parlamentare të atij viti. Thaçi shihet teksa kalon kohë në oborrin e shtëpisë së prindërve në Burojë dhe po ashtu teksa kryen disa biseda telefonike.
Përveç pamjeve të Thaçit, në këtë video të AP-së flasin edhe dy bashkëfshatar të Hashim Thaçit. Ata shpreheshin të lumtur për fitoren e PDK-së në zgjedhjet e vitit 2007.
Në zgjedhjet e vitit 2007 ishte formuar Qeveria e përbërë nga dy partitë më të mëdha të kohës, PDK-ja dhe LDK-ja, në mënyrë që të kishte edhe mbështetjen për fazën kur do të vendosej për statusin e Kosovës, përfshirë pranimin e pavarësisë së kushtëzuar, diskriminimin pozitiv për komunitetin serb, decentralizimin etnik, ndërrimin e flamurit etj.
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...