Google ADS

Zbulohen dy lojtarët që i dëshiron United në afatin e janarit

17:30 | 2 Janar 2020
Arbresh Info

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer dëshiron të transferojë dy lojtarë në afatin e janarit.

United dje u mposhtë nga Arsenal me rezultat 2 – 0, në kuadër të javës së 21-të në Premierë Ligë, transmeton portali arbresh.info.

Kjo gjë ka bërë që tekniku norvegjez të mendojë për përforcime dhe nga mediat angleze janë zbuluar dy lojtarët për të cilët ka interesim.

Sipas The Indenpendent, ylli i Leicester Cityt, James Maddison mbetet prioriteti kryesorë ndërsa tjetri mesfushorë është kapiteni i Aston Villas, Jack Grealish.

Transferimi i dy lojtarëve është shumë i vështirë pasi janë shumë të rëndësishëm në klubet e tyre, mirëpo “Djajtë e Kuq” janë të gatshëm të shpenzojnë milionat.

United për momentin renditët në pozitën e pestë me 21 pikë./arbresh.info.

Të ngjashme