Në përvjetorin e katërt të themelimit të institucioneve të arbitrazhit në Republikën e Kosovës, Qendra për Zgjidhjen Alternative të Kontesteve e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë organizon javën e arbitrazhit e cila do të zgjasë deri më 16 tetor dhe do të përfshijë aktivitete që kanë për synim promovimin e mëtejmë të përparësive që ofrojnë arbitrazhi dhe ndërmjetësimi si mjete më efikase të zgjidhjes së kontesteve komerciale.
Me këtë rast, Oda Amerikane sot do të organizojë një tryezë mbi rëndësinë e arbitrazhit për bizneset e Komunës së Gjilanit, nesër do të organizojë një webinar (seminar përmes internetit) për gratë arbitre me Beata Gessel-Kalinowska vel Kalisz, eksperte polake e arbitrazhit dhe e së drejtës komerciale, si dhe më 16 tetor do të organizojë një diskutim të hapur me studentët e Universitetit Universum.
Ngjarja kryesore në kuadër të javës së arbitrazhit do të jetë konferenca “Arbitrazhi në Evropën Juglindore: Rasti i Kosovës” e cila organizohet më 15 tetor në bashkëpunim me Forumin e Arbitrave të Rinj (YAF) të Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë (ICC) me seli në Paris, njoftoi OAEK.
Arbitrazhi është mekanizëm më efikas i zgjidhjes së kontesteve të natyrës komerciale dhe si i tillë ofron përparësi të jashtëzakonshme për ndërmarrjet private duke e pasur parasysh mosefikasit etin e punës së gjykatave përkatëse, thuhet në komunikatën e OEAK.
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi