Google ADS

Arbnor Morina: Ka ndryshime të mëdha në kampionatin e Kosovës

16:47 | 2 Janar 2020
Arbresh Info

Drejtori i Flamurtarit, Arbnor Morina në një prononcim për portalin arbresh.info, u shpreh se kampionati i Kosovës ka përmirësime të mëdha.

Sipas tij, lojtarët arrijnë t’i përfundojnë aksionet brenda një kohe më të shkurtër në krahasim me vitet e kaluara.

“Kemi aksione që kryhen në kohë shumë më të shpejtë. Përpara ka pasur aksion me 30 sekonda, ndërsa tash me 12 – 13 sekonda, kjo është kohë e ngadaltë në krahasim me aksionet e kroateve, gjermaneve apo të anglezeve, por është përparim”

“Kemi më shumë pasime të sakta në krahasim më vitin e kaluar, kemi më shumë pasime në zonë, në vertikalizime, ku me një pasim i qesim prej loje dy ose më shumë lojtarë”

Flamurtari e mbylli sezonin vjeshtor në pozitën e nëntë me 19 pikë./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme