Google ADS

Presidenti i Fenerbahçes heq dilemat për të ardhmen e Muriqit, zbulon ofertat e klubeve që i refuzoi

15:08 | 2 Janar 2020
Arbresh Info

Vedat Muriqi nuk do të lëviz nga Fenerbahce në afatin kalimtar të janarit.

Bomberi kosovar që është vërshuar nga ofertat joshëse, madje edhe nga klubet angleze, nuk do të largohet nga klubi i tanishëm. Dilemat i ka hequr presidenti i Fenerbahçes, Ali Koç.

Ai ka përmendur edhe klubet të cilat kanë bërë ofertë në drejtim të tij.Sipas tij, Tottenham Hotspur dhe Burnley kanë dërguar ofertat e tyre, por që janë refuzuar.

“Kemi pasur një takim privat me Vedat Muriqin dhe lojtari nuk është në agjendën e transfereve”, citojnë mediat turke një deklaratë të Ali Koç.

“Ne duam të bëhemi kampion”, ka deklaruar Koç.

10 gola dhe tri asiste është bilanci i sulmuesit të Kosovës me Fenerbahcen në stinorin vjeshtor.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme