Viti 2019 për reperin nga Ferizaj, Mozzik, ka qenë me përplot sfida, si në anën profesionale e po ashtu edhe në atë personale.
I njëjti solli projekte të ndryshme, megjithëse u komentua mjaft shumë edhe për rikthimin në Kosovë e me këngë në gjuhën shqipe.
Sido që të jetë, ai është mjaft aktiv edhe në rrjete sociale, teksa ndan me fansat postime nga më të ndryshmet.
Një shkrim i tij i postuar së fundmi në InstaStory mori më shumë vëmendje, ku flet për vetveten.
“I kam frikën dy gjërave në këtë jetë, Zotit lartë dhe vetes poshtë”, është përshkrimi që artisti ia ka vënë fotos.
Mozzik po ashtu u përfol tejet shumë edhe pas ndarjes nga ish-partnerja Loredana Zefi, me të cilën ka edhe një vajzë.
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj