Anthony Joshua thotë se synimi i tij do të ishte një nokaut i hershëm dhe i pamëshirshëm kundër Deontay Wilder, nëse ata takohen përfundimisht në një meç për kampion të padiskutueshëm të botës në vitin 2020.
Dy kampionët rivalë në kategorinë e rëndë i mbajnë të gjithë katër titujt e botës, me Joshuan që i rifitoi rripat WBA, IBF dhe WBO pas hakmarrjes ndaj Andy Ruiz Jr në rimeçin e dhjetorit, derisa Wilder e zotëron atë në WBC pas triumfit me nokaut në rundin e shtatë ndaj Luis Ortiz, transmeton Express
Joshua bëri një paraqitje mjeshtërore duke boksuar nga distanca dhe i tërhequr për ta mposhtur me pikë Ruizin në Arabinë Saudite, por këmbëngul se ndaj Wilderit do të luftonte me agresivitet shumë të madh, në mënyrë që t’ia pamundësojë amerikanit ta përdorë të djathtën e tij shkatërruese.
Duke e analizuar fitoren e Wilderit ndaj Ortiz, Joshua tha për Sky Sports: “Unë nuk do ta bëja këtë në rundin e shtatë. Unë do të futesha në ring për ta nokautuar atë. Është meç mes dy boksierëve të peshave të rënda, mes kampionit kundër kampionit”.
“Kjo është luftë serioze, prandaj unë nuk do të futesha në ring për të bërë përpjekje për ta dominuar atë në 12 runde, për shkak të fuqisë së grushtit të tij, po ashtu. Duhet të futem në ring dhe ta nokautoj. Nuk duhet ta lejoj të ndihet rehat në ring me mua”, shtoi ai.
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...