Arrestohet një serb në Leposaviq, sulmoi zyrtarët policor

12:35 | 2 Janar 2020
L G

Një person ka përfunduar në pranga të Policisë së Kosovës, pasi i njëjti kishte sulmuar një person në një kafiteri.

Po ashtu, i dyshuari i komunitetit serb kishte sulmuar edhe zyrtarin policor dhe nuk i ishte bindur urdhrave të zyrtarëve policorë.

I njëjti është dërguar në mbajtje nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Sulm ndaj personit zyrtar” dhe “Lëndim i lehtë trupor”.

E gjithë ngjarja ka ndodhur në Leposaviq dje pas mesnate.

“ Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Serb pasi që i njëjti (në gjendje të dehur) në një lokal-kafiteri ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull K/Serb të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore dhe po ashtu nuk u është bindur urdhrave të zyrtarëve policor, duke i sulmuar të njëjtit prej të cilëve njërit i ka shkaktuar lëndime. Zyrtari policor ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin policor/arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme