Viti 2019 ka qenë mjaftë i suksesshëm për disa prej skuadrave, e disa mbetën të zhgënjyera.
Liverpooli arriti të fitonte Ligën e Kampionëve, duke e mposhtur Tottenham Hotspurin në finale, por që dështuan për një pikë ta fitonin Ligën Premier.
Barcelona e rikonfirmoi vetën edhe një herë si kampion i La Liga-së, e të njëjtën gjë e bëri edhe Juventusi.
Bayern Munich dhe Ajaxi po ashtu arritën të shpallen kampion para se të përfundonte sezoni, duke treguar se janë të pa konkurrencë.
Në anën tjetër, Chelsea është shpallur kampion në Ligën e Evropës, duke e mposhtur rivalin lokal Arsenalin në finale.
Football World Rankings ka mbledhur të gjitha pikët e skuadrave nëpër botë, duke treguar se kush e dominoi futbollin në vitin që lamë pas.
*Si janë mbledhur këto pikë? Të gjitha renditjet janë bërë në bazë të 52 javëve që i kanë kaluar skuadrat në ligë. Të gjitha ndryshimet janë bërë varësisht nga fitoret e skuadrave.
Ranglista e klubeve më të mira për vitin 2019:
Barcelona është skuadra më e mirë edhe në vitin që lamë pas, duke arkëtuar në total 15917 pikë, e që nuk ka fituar apo ka humbur asnjë sosh.
Në vendin e tretë gjendet Liverpooli me 15309 pikë, gjersa ka fituar 245 pikë dhe ka humbur 446.
Në top treshe gjendet Valencia, që ka grumbulluar 12693 pikë, nuk ka fituar asnjë pikë, e që ka humbur 297 sosh.
*Më poshtë keni listën e plotë prej 25 skuadra më të mira për vitin 2019. /Telegrafi/
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...