Google ADS

Rrëfimi i Adelina Ismailit: Pse ka hequr dorë prej vitesh nga muzika

09:54 | 2 Janar 2020
Arbresh Info

Adelina Ismaili është një nga këngëtaret më të dashura dhe më të talentuara të skenës shqiptare.

Pavarësisht këtij fakti, artistja u shkëput për një periudhë shumë të gjatë nga muzika, duke mos zbuluar se cila arsye fshihej pas këtij vendimi. E ftuar në emisionin ‘Ndrrimi i natës’, Adelina pohoi se nuk mund të kthehej në skenë, pasi sytë e nënës nuk e shoqëronin më.

‘Ka qenë një thyerje e madhe emocionale kur mami u nda nga jeta. Në atë moment e kam pasur plotësisht të pamundur të jem në skenë e mos t’i kem dy sytë e mamit që më shohin.

Nuk e pashë të arsyeshme të isha në skenë të këndoja’,- ka pohuar Adelina.

Kujtojmë se artistja u kthye në skenë vitin e kaluar dhe për këtë vendim ka ndikuar dhe ardhja në jetë e fëmijës së saj të parë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme