Është anuluar tenderi për furnizim me pemë dhe perime i Agjencisë Qendrore të Prokurimit.
Vendimi për tenderin që kapte shifrën prej 3 milionë euro ishte marrë të martën e 23 dhjetorit, shkruan arbresh.info.
Në njoftimin për anulim të aktivitetit të prokurimit të bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik. Gjithashtu në të njejtin njoftim thuhet se arsye e anulimit është një dispozitë në Ligjin e Prokurimit Publik.
“Një dispozitë në Ligjin e Prokurimit Publik kërkon anulimin e aktivitetit të prokurimit”, thuhet në arsyetim.
Kohëzgjatja e kontratës ishte 36 muaj apo 3 vite.
Në kohën kur ishte hapur tenderi thuhej se kompania fituese do të bënte furnizimin me 49 lloje të ndryshme të pemëve dhe perime. Sasia më e madhe ishte për molla të freskëta gjithsej 86003 kilogramë ndërsa sasi e madhe kërkohet edhe nga pjeshkat, domantet, qepët, portokallë etj./arbresh.info/
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend
Raporti i KE: Ekonomia shqiptare vazhdon trendin e fortë të ...
Media rumune i quan gjeste të turpshme disa nga veprimet e f...
Ndërprerja e ndeshjes Rumani – Kosovë, Pacolli: Koret ...
Zelensky: Lufta do të përfundojë më shpejt me ardhjen e Trum...