Google ADS

Telekomi anulon tenderin në lidhje me veturën Range Rover Sport

09:31 | 2 Janar 2020
Arbresh.info

Telekomi i Kosovës ka anuluar tenderin për riparimin e një veture të tipi Range Rover.

Njoftimi për anulimin e tenderit me titull ‘Furnizimi, montimi, riparimi i automjetit Range Rover Sport HSE 3.OLTDV6 2998’ e që ishte hapur në mars të këtij viti është bërë publik gjatë kësaj jave.

Në njoftimin në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik thuhet se  arsye e anulimit është vlera e lartë dhe vetura e vjetër.

Gjithashtu aty përmendet edhe gjendja jo e mirë financiare e Telekomit.

“Autoriteti Kontraktues ka vlerësuar se nuk ja vlen te riparohet kjo veture sepse vlera e riparimit është e larte, ndërsa vetura është e vjetër. Gjithashtu, arsye tjetër është gjendja jo e mire financiare e Telekomit te Kosovës”, thuhet në njoftim.

Ndryshe për këtë tender ishte parashikuar të shpenzohej shuma prej 9 mijë euro.

Kujtojmë që pagën e muajit të tetorit me kohë nuk e kishin marrë me kohë kjo për shkak të bllokimit të xhirollogarisë që ATK i kishte bërë ndërmarrjes publike për shkak të detyrimeve ndaj të pares.

E gjendje më e keqe financiare e Telekomit ishte paraqitur në fillim të këtij viti, madje edhe Ministri i zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka kishte deklaruar se ndërmarrja ishte buzë falimentimit.

“Ka vështirësi me pagesa, pastaj e kemi vendimin e arbritrazhit me Z-Mobile dhe te gjitha këto e rrezikojnë këtë institucion, për këtë arsye vlerësoj se është buzë falimentimit”, kishte deklaruar atë kohë Lluka.

Veç tyre në këtë gjendje ndërmarrjen publike që dikur operonte si më fitimprurësja në vend e kishin sjellë edhe shpenzimet dhe sponsorizimet e pa kontrolluara që Telekomi i Kosovës i kishte sjellë ndër vite.

Vetëm arbresh.info për javë të tëra kishte raportuar për mënyrat se si ishin shpenzuar paratë e ndërmarrjes.

Mijëra euro ishin ndër për këngë dhe klipe të këngëtarëve të ndryshëm vendor, mijëra euro të tjera në dreka dhe darka e udhëtime. Nga arka e ndërmarrjes ishin ndarë para edhe për sallone e spektakle të bukurisë. /arbresh.info/

Pushteti ‘mbush’ Telekomin me reja, motra, fëmijë, vëllezër e militantë partiak

Telekomi pagoi edhe faturat e shopping-ut të zyrtarit të saj

Telekomi ndau mbi 7 mijë euro për frizerka

‘Pushkë e çifteli’ e Leonora Jakupit i kushtoi Telekomit të Kosovës 6 mijë euro

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme