Google ADS

Kolinda Grabar Kitaroviç nuk do të vizitojë Serbinë derisa të zbardhet çështja e personave të zhdukur

00:20 | 2 Janar 2020
Trina Galanxhi

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviç, është shprehur se nuk do të vizitojë Serbinë për aq kohës sa ajo nuk do të zbardhë çështja e personave të zhdukur gjatë luftës në Ish-Jugosllavi.

“Disa procese zhvillohen pas dyerve të mbyllura. Unë kam qenë shumë e qartë kur erdhi për vizitë Vuçiç, në Zagreb për derisa çështja e të zhdukurve nuk ishte adresuar seriozisht, nuk kishim çfarë të diskutonim”, tha Kitaroviç.

E pyetur nëse ajo do të qonte në arbitrazh çështjen e kufirit me Serbinë në fillim të një mandati të dytë të mundshëm, ajo tha se do ta dërgojë në arbitrazh kufirin e kontestuar me shtetin e Serbisë. /bw/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme