Hetimi zyrtar mbi akuzat e krimeve të luftës në Palestinë është një “hap i rëndësishëm përpara në përpjekjen për përgjegjësi”, bëri të ditur sot një ekspert i OKB-së për të drejtat e njeriut për vendimin e Gjykata Ndërkombëtare Penale, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Përgjegjësia deri më tani kryesisht ka munguar në veprim gjatë gjithë okupimit 52-vjeçar,” tha raportuesi special për Territoret Palestineze, Michael Lynk, në një deklaratë.
Ai tha se përgjatë viteve, bashkësia ndërkombëtare miratoi qindra rezoluta përmes OKB-së duke dënuar tipare të ndryshme të okupimit të Izraelit në territorin palestinez, por ai rrallë kombinonte kritikat me pasoja për Izraelin.
“Tani, mundësia e përgjegjësisë është më në fund në horizont”, tha ai.
Prokurorja e Gjykatës Ndërkombëtare Penale, Fatou Bensouda, më 20 dhjetor njoftoi se ishte “e bindur që ekziston bazë e arsyeshme për të vazhduar me një hetim mbi situatën në Palestinë”.
Ajo kaloi pesë vjet duke shqyrtuar provat fillestare, si pjesë e një hetimi paraprak të luftës së vitit 2014 në Gaza, vendbanimet izraelite dhe së fundmi, vrasjen dhe plagosjen e demonstruesve palestinezë pranë kufirit të Gazës.
Bensouda para se të fillonte hetimin zyrtar nga zyra e saj, tha se do të kërkojë vendim nga dhoma e paragjyqësore për çështjen e juridiksionit territorial.
Në mënyrë të veçantë, ajo po kërkon konfirmim se “territori” mbi të cilin Gjykata mund të ushtrojë juridiksionin e saj përfshin Bregun Perëndimor, përfshirë Kudsin Lindor dhe Gazën.
Dy milionë palestinezë jetojnë në Gaza, ekonomia e të cilëve ka vuajtur me vite të tëra nga bllokada e zbatuar nga Izraeli si dhe shkurtimet e fundit të ndihmës së huaj pas përplasjeve në enklavë.
Sipas Bankës Botërore, papunësia qëndron në 52 për qind, ndërsa varfëria është e përhapur në territoret që janë okupuar që nga viti 1967.
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh
Hamza u bënë thirrje mërgimtarëve në Gjermani që të regjistr...
Të premten bëhet tërheqja e shortit për Kupën e Kosovës
Haradinaj: Kosova nuk duron qeveri që humbjet i mbulon me de...
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...