Mos shënjimi i vijës kufitare mes Kosovës dhe Serbisë shpeshherë ka krijuar situata paniku mes xhandarmërinë serbe dhe banorëve të fshatrave kufitare.
Fshati Karaçevë i komunës së Kamenicës tash e 20 vjet ka këtë problem e banorët e këtij fshati ndihen të rrezikuar nga futja e xhandarmërisë serbe në territorin e tyre. Tash së fundit forcat paqeruajtëse të KFOR-it kanë vendosur brenda në këtë fshat një tabelë ku paralajmërohet lëvizja vetëm nga KFOR-i dhe UNMIK-u. Gazeta Express ka kontaktuar misionin paqeruajtës të KFOR-it lidhur me vendosjen e kësaj tabele. Ata janë deklaruar se shenja është e vendosur me qëllim të zbatimit të Marrëveshjes Ushtarake Teknike të Kumanovës dhe nuk paraqet rrezik për banorët.
Në pajtim me Rezolutën 1244 dhe Marrëveshjen teknike ushtarake të Kumanovës në Kosovë janë vendosur forcat ndërkombëtare të sigurisë, KFOR-i, me mision që t’i kontrollojnë dhe mbikëqyrin kufijtë e Kosovës. Në pajtim me këtë marrëveshje janë caktuar gjithashtu edhe zonat e sigurisë, zona ajrore e sigurisë dhe zona tokësore e sigurisë.
Banorët e fshatit Karaçevë që shtrihet në brezin kufitar mes Kosovës dhe Serbisë e kanë parë me shqetësim vendosjen e tabelave nga KFOR-i.
Për vendosjen e këtyre shenjave, në një përgjigje për Gazetën Express, KFOR-i ka deklaruar se këto shenja janë vendosur me qëllim të zbatimit të Marrëveshjes Ushtarake Teknike të vitit 1999.
“Shenjat janë të vendosura përgjatë Vijës Kufitare Administrative, jo vetëm në Karaçevë, dhe janë pika referuese për KFOR-in, të vendosura për qëllime ushtarake me qëllim të zbatimit të Marrëveshjes Ushtarake Teknike”, thuhet në përgjigje.
Tutje, misioni paqeruajtës i KFOR-it kanë thënë që shenjat janë duke u zëvendësuar për arsye të dëmtimit të tyre nga kushtet atmosferike.
“KFOR-i ka filluar t’i zëvendësojë shenjat ekzistuese, sepse ato janë në gjendje shumë të dobët shkaku i ekspozimit ndaj dëmtimeve të motit. Ky është një aktivitet i rregullt që është bërë edhe në të kaluarën dhe nuk kanë të bëjnë me diçka tjetër”, thanë ata.
Për vendosjen e këtyre shenjave KFOR-i kanë thënë se nuk ndikojnë në jetën e banorëve të Karaçevës dhe se misioni i tyre do të garantojë mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë.
“Shenjat përgjatë Vijës Administrative Kufitare Administrative nuk ndikojnë në jetën dhe aktivitetet e banorëve të Kosovës. KFOR-i vazhdon ta kryejë mandatin e vet për të garantuar liri të lëvizjes dhe mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë, sipas mandatit të dhënë nga Kombet e Bashkuara”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it.
Futja e xhandarmërisë serbe ka qenë e shpeshtë në fshatrat përgjatë brezit kufitar Kosovë-Serbi.
Rasti i fundit i futjes së xhandarmërisë serbe ishte në fshatin kufitar Sllubicë të Gjilanit, ku banorët e këtij fshati ishin ankuar se ushtarë të maskuar të xhandarmërisë serbe lirshëm patrullonin brenda fshatit
Kosova dhe Maqedonia e Veriut nënshkruajnë Memorandumin e M...
Haradinaj: Të tjerët japin grante për familjarë, ne do të ul...
Vullneti thotë se po e qetëson ezani brenda shtëpisë së Big ...
Mes shumë mungesash, Foda zgjedh 11-shen ndaj Lituanisë
Osmani e ambasadorët diskutojnë për hapat e integrimit të Ko...
“Edhe katër investime të mëdha në stadiumet e futbollit” – Ç...