Linda ka pothuajse pesë vjet që kalon festën e fundvitit në ambientet e burgut, dhe kjo është hera e parë që ajo do të kalojë me familjen e saj festën e ndërrimit të moteve.
“Deri në mesnatë i kemi dyer të hapura për Vitin e Ri. Mundemi me ble diçka në kantinë nëse dojmë. Ky është viti i parë që do ta kaloj me familjen tem”, është shprehur Linda për arbresh.info.
Pavarësisht se është e burgosur, ajo është studente e juridikut dhe thotë se kohën e lirë pas angazhimeve në lavenderi e kalon duke studiuar dhe ka një mesazh për të gjitha gratë.
“Mos e theni ligjin”, deklaron Linda e penduar për veprën që asaj po i merr në izolim për pothuajse dhjetë vjet.
Në Qendrën Korrektuese në Lipjan femrat janë të vendosura në pavijon të veçantë, i cili është edhe i rrethuar me mur të lartë, përafërsisht katër metra;
Kjo qendër pranon të burgosur të kategorive të ndryshme, siç janë: femra të dënuara, femra të paraburgosura, femra të mitura të dënuara, femra të mitura me masë edukative korrektuese dhe femra të mitura të paraburgosura.
Drejtori, Isuf Ibërdemaj, tregon se aktualisht janë 45 femra të dënuara brenda këtij institucioni.
“Femrat e dënuara janë të angazhuara në furrë, lavanderi dhe kuzhinë edhe paguhen për punën dhe trajnime profesionale në fushën e parukerisë dhe rrobaqepësisë, dhe pajisen me certifikata të licencuara nga Ministria e Punës”, është shprehur Ibërdemaj për arbresh.info.
Ai thotë se jo vetëm për festë, por këtë vit e kanë patur edhe 20 vjetorin e Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe nëntori ka qenë muaji i shënimit të shumë aktiviteteve, garave në sporte të ndryshme.
“Meqë tash jemi në prag të festave të fundvitit me këto lloj aktivitete do të mbajmë aktive jetën e këtyre të burgosurve. ShKK-ja përpiqet ta rrisë buxhetin, cilësinë, menynë ushqimore dhe kantinën. Ata që janë shfrytëzues të vikendeve mund edhe të lirohen për festat e fundvitit”, deklaron Ibërdemaj.
Një e drejtë tjetër për këta të burgosur është shfrytëzimi i televizorit për ndjekjen e kanaleve të ndryshme deri në orën dy pas mesnate.
Në një ditë të zakonshme kjo e drejtë dhe çfarëdo lëvizje e lirë brenda këtyre hapësirave përfundon në orën dhjetë të mbrëmjes./A.Shkodra/arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?