Është hera e parë që i mituri D.M do të kalojë festën e Vitit të Ri brenda burgut.
U dënua për vjedhje të rëndë. Dënimi prej një viti në burgun e Lipjanit e ka bërë të pendohet shumë për veprën e bërë.
“I kisha lutë të miturit mos të bëjnë gabimin që e kam bërë unë, me vazhdu jetën përpara”, deklaron D.M për arbresh.info.
I mituri, A.N, për herë të dytë do të kalojë festën e Vitit të Ri brenda burgut, konkretisht në Qendrën Korrektuese në Lipjan.
Ai ka një vjet e katër muaj që po vuan dënimin për vrasje të rëndë. Edhe për pesë vjet të tjera ai do të detyrohet të mbetet brenda këtyre ambienteve që tashmë e kanë bërë të pendohet shumë.
“Jam pendu normal”, thotë shkurt A.N për arbresh.info.
Ai tregon përvojën e vitit të kaluar për festën e fundvitit.
“Me 31 dhjetor dhe 1 janar kem ushqim ma te veçantë. Mundemi me bo vizita ekstra. Ata që munden me dal, shkojnë për vizitë në festë”, deklaron A.N.
Ai ka një mesazh për të gjithë të rinjtë.
“Me punu ma shumë, me i lon problemet. Lehtë është me hy po veç zor është me dalë”, thotë A.N.
42 të mitur të dënuar, të mitur me masa edukuese korrektuese, të mitur në paraburgim, dhe tetë meshkuj të rritur të dënuar me dënime të shkurta për Kundërvajtje festojnë këtë Vit të Ri brenda burgut.
Drejtori i Qendrës, Isuf Ibërdemaj, thotë për arbresh.info se këta të mitur janë të dënuar për vepra penale prej vrasjeve të rënda deri tek vjedhjet, narkotikë e abuzim seksual.
Pavarësisht kësaj në bashkëpunim me Komunën e Lipjanit procesi mësimor mbahet normalisht sikur në të gjitha shkollat.
“Nxënësit e shkollës fillore dhe të mesme pajisen me diplomë dhe nuk ju figuron se e kanë kryer në burg por në shkollat e Lipjanit. Kanë mundësi për trajnime profesionale ndërtimtari, instalime hidrosanitare, elektrike, IT dhe për krejt këto trajnime certifikohen nga Ministria e Punës”, shprehet Ibërdemaj.
Ai thotë se për festat e fund vitit Shërbimi Korrektues i Kosovës përpiqet ta rrisë buxhetin, cilësinë, menynë ushqimore dhe kantinën.
“Ata që janë shfrytëzues të vikendeve mund edhe të lirohen për festat e fundvitit. E gëzojnë të drejtën që televizorat t’i mbajnë të hapur deri në orën 02:00, ndërsa në një ditë të zakonshme aktivitetet mbyllen në orën 22:00”, deklaron Ibërdemaj.
Edhe brenda këtyre ambienteve nuk të dënuarit e angazhuar në furrë dhe në kuzhinë, ndërsa pushimet për punët tjera janë të parapara sipas orarit që parashihet për festa zyrtare në të gjitha institucionet./arbresh.info/
Scholz mbron bisedën telefonike me Putinin
Teatri Kombëtar i Kosovës është futur në grevë të përgjithsh...
Ushqimet që kanë tendencën të shkaktojnë sëmundje
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...