Thaçi: Presim progres në dialog në vitin 2020

13:24 | 31 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Viti 2019 nuk ka qenë vit i mirë për dialogun Kosovë-Serbi.

Kështu tha para mediave Presidenti i vendit Hashim Thaçi.

“Viti 2019 nuk ka qenë vit i mirë për dialogun Kosovë -Serbi. Besoj se viti 2020 të jetë një fillim i ri dhe i mbarë. Është inkurajues angazhimi i një personi nga Shtëpia e Bardhë në këtë proces për arritjen e një marrëveshje paqësore mes Kosovës e Serbisë”, tha presidenti Thaçi.

Në këtë konferencë të fundvitit, Thaçi gjithashtu ka përmendur edhe dështimin e marrjes së liberalizmit të vizave.

“Ka qenë një gabim strategjik i Bashkimit Evropian karshi liberalizimit të vizave. Kosova i ka kryer punët e veta. Është inkurajim për Serbinë që mos të jetë serioze në negociata mos njohja e 5 vendeve anëtare të BE-së”, tha Thaçi./arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/378416162993074/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme