Google ADS

Thaçi mesazh për Ramën: Të hiqet kufiri mes Kosovës e Shqipërisë, nuk duhet të kërkojmë tradhtar andej e këndej kufirit

13:20 | 31 Dhjetor 2019
Arbresh.info

“Serbia duhet të trajtohet më tjetër gjuhe e strategji”

Ky ishte mesazhi që presidenti i vendit Hashim Thaçi bëri në drejtim të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës.

Duke folur për çështjen e Mini-Shengenit e cila u mbajt në Shqipëri, Thaçi ftoi Edi Ramën që të marr iniciativën për heqjen e kufirit mes Kosovës e Shqipërisë dhe mos të priten teket e Serbisë.

” E ftoj Kryeministrin, Edi Rama të merr vendimin për heqjen e kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë, unë jam gati. S’mund të presim teket e Serbisë për këtë. Nuk duhet të kërkojnë tradhtar andej e këtej kufiri. Ne jemi vëllezër dhe kemi dy shtete, askush nuk mund të tradhtoj interesat  e Kosovës e të Shqipërisë. Vlerësoj lart kontributin e kryeministrit të Shqipërisë, Ed Rama, konfirmoj se Serbia duhet të trajtuar me tjetër gjuhe me tjetër strategji dhe veprim”. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme